Filarmonia e re në Shkup zhduk gjurmët e Xhamisë, shqiptarët heshtje totale

Shkupi

Filarmonia e re në Shkup zhduk gjurmët e Xhamisë, shqiptarët heshtje totale

Më: 21 maj 2017 Në ora: 18:33
Nikola Gruevski

Lideri i VMRO-së ka marr mundin që me pompozitet ta bëjë në mënyrë ekskluzive hapjen e Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë me pamje moderne dhe arkitektonike. Në ditën kur po promovohet ky objekt, shqiptarët harrojnë se ai është ndërtuar në vend të Xhamisë së njohur Ibni Pashko në Shkup.

Në vitin 2009, qeveria e atëhershme duke shkelur në mënyrë flagrante procesin e decentralizimit uzurpoi  lokacionin historik të xhamisë së njohur dhe në vend të saj vendosi themelet e objektit të ri të filarmonisë.

Atë kohë, reagimet e BFIM-së nuk u morën parasysh, e pse ky institucion ofroi dëshmi dhe dokumentacionin për pronën në fjalë.

Në reagim theksohej se qeveri e Maqedonisë po vazhdon përpjekjet për çrrënjosjen e Kulturës Islame në Shkup dhe zëvendësimin e saj me objekte tjera pa identitet.

Me projektin Shkupi 2014 është krijuar një arkitekturë shumti pa identitet dhe pa asnjë vlerë artistike, historike e shkencore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat