Rritet numri i vizitorëve në Kopshtin zoologjik në Shkup

Shkupi

Rritet numri i vizitorëve në Kopshtin zoologjik në Shkup

Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:28
Kopshti zoologjik në Shkup

Me ndërtimin e shumë vendeve ku qëndrojnë kafshët e egra, është rritur numri i vizitorëve në Kopshtin zoologjik në Shkup.

‘Vijnë vizitorë të çdo moshe. Nga më të vegjlit deri te më të moshuarit. Prindërit shpesh vijnë me fëmijët e tyre me qëllimin që të zbaviten këtu. Fëmijët u gëzohen kafshëve. Është interesante se kemi vizitorë të moshave të ndryshme, pensionistë. Presim që të ketë edhe më shumë vizita, kur ajo do të rregullohet plotësisht. Njerëzit vazhdimisht duan diçka të re’, thonë punonjësit e Kopshit zoologjik në Shkup.

Vizita më të shumta vitin e kaluar ka pasur në muajin maj dhe qershor dhe në gjysmën e dytë të shtatorit dhe tetorit.

Me riparimet e reja bashkëkohore, planifikohet të ketë edhe elefantë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat