“Është çmenduri të rrënohet projekti Shkupi 2014”

Shkupi

“Është çmenduri të rrënohet projekti Shkupi 2014”

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 14:21
Projekti Shkupi 2014

Çmenduri e madhe është të rrënohet Shkupi 2014, edhe pse është e qartë se pas tij ka motive të fshehura, tha Atanas Trajkovski, përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ndërimit, Inxhinierëve dhe Tregtarëve.

Sipas tij, materialet nga i cili janë ndërtuar objektet në projektin “Shkupi 2014” janë jocilësore, është përdorur polisterol dhe materiale të ngjashme të brishta, të cilat janë ndërtuar me pajkudesi dhe joprofesionalisht.

I pyetur nëse sipas informacioneve të tij janë paguar të gjitha firmat dhe punëtorët të cilët kanë punuar në projekt, Trajkovski tha se qeveria akoma ju ka borxh, por nuk deshi të precizojë për çfarë shume bëhet fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat