Dimitrov-Zhbogar: Të gatshëm të bashkëpunojmë për integrimin e vendit në BE

Shkupi

Dimitrov-Zhbogar: Të gatshëm të bashkëpunojmë për integrimin e vendit në BE

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 13:52
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Samuel Zhbogar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Samuel Zhbogar.

Nga MPJ-ja bëjnë të ditur se Dimitrov e ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për zbatim të plotë të reformave kyçe që do të ndihmojnë hapjen sa më të shpejtë të rrugës drejt udhëzimit të pakushtëzuar për të filluar bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e përbashkët për një veprim dinamik të përbashkët në drejtim të realizimit të këtij qëllimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat