Shtylla elektrike e cila ju rrezikon jetën qytetarëve në Shkup

Shkupi

Shtylla elektrike e cila ju rrezikon jetën qytetarëve në Shkup

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 20:02
Shtylla elektrike

Një shtyllë elektrike po ju rrezikon jetën qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion në rrugën “Ho Shi Min” në Shkup. Shtylla me kabllo elektrike, e cila mund të rrëzohet në çdo moment gjendet në rajonin Butel 1 në Shkup.

Qytetarët kanë intervenuar duke u munduar ta sigurojnë që të mos rrëzohet, mirëpo sa kjo është e sigurtë nuk dihet.

Nëse vazhdon moti jostabil me erë të fortë dhe reshje shiu, atëherë është e sigurtë që shtylla elektrike do të rrëzohet dhe nëse nuk ka intervenime nga organet, pasojet mund të jenë të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat