Bashkia e Shkupit sqaron rastin e ngecjes së kamionit në sheshin ”Maqedonia”

Shkupi

Bashkia e Shkupit sqaron rastin e ngecjes së kamionit në sheshin ”Maqedonia”

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 12:21
Kamioni ne shesh

Bashkia e Shkupit ka reaguar në lidhje rastin e ngecjes së një kamioni në sheshin ”Maqedonia”, rast që shkaktoi reagime të shumta dhe ironizime.

Bashkia hedhë poshtë akuzat për punë jocilësore duke shtuar se ndërtimi është bërë sipas të gjitha standardeve të tipit të këtillë.

”Dëshirojmë të theksojmë se sipërfaqja te fontata në sheshin ”Maqedonia” është ndërtuar sipas të gjitha standardeve për ndërtim të llojit të këtillë të fontanave”, thonë nga Bashkia.

Më tej, thuhet se fontanat e tilla nuk janë të parapara që mbi to të kalojnë automjete, posaçërisht të rënda, dhe se shoferi ka qenë paralajmëruar më herët që vozitja në atë pjesë është e ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat