Allagjozovski: “Shkupi 2014” nuk është çështje me prioritet për qeverinë

Shkupi

Allagjozovski: “Shkupi 2014” nuk është çështje me prioritet për qeverinë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:33
Robert Allagjozovski

Qeveria e Maqedonisë nuk do të zbatojë aktivitete për rifasadimin ose rivendosjen e përmendoreve ose ndonjë objekti tjetër të projektit “Shkupi 2014”. Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, thotë se kjo nuk është prioritet për momentin, kur kushtet financiare nuk janë të mira, ndërsa jeta e qytetarëve zhvillohet mbi varfërinë.

“Ne si Ministri e Kulturës thamë se do të bëjmë një konkurs ndërkombëtar për zgjidhje afatgjata, si ta trajtojmë projektin “Shkupi 2014 “. Ne do të bëjmë revizion ku qytetarëve do tu japim qasje në situatën, se cila është kostoja e këtij projekti, cilat janë karakteristikat teknike, sa cilësor është materiali me të cilin është ndërtuar dhe cili është çmimi i mirëmbajtjes së këtyre objekteve”, deklaroi Allagjozovski.

Edhe Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij në televizionin publik tha se intervenime të mëdha në këtë projekt nuk do të ketë, por do të donte që ta “zhveshë” të paktën një fasadë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat