Banorët e Butelit në protesta, janë kundër zgjerimit të bulevardit

Shkupi

Banorët e Butelit në protesta, janë kundër zgjerimit të bulevardit

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 22:30
Komuna e Butelit

Banorët e Komunës së Butelit në Shkup kanë vazhduar edhe sot me protesta kundër vendimit të sjellë nga ana e autoriteteve për zgjerimin e bulevardit “Kristian Todorovski Karposh”.

Revoltën e tyre banorët e kanë shprehur edhe ndaj Bashkisë së Shkupit dhe Komunës së Karposhit, por pëgjigjen e vetme që e kanë marrë deri më tani është ajo nga Komuna e Butelit, të cilët thonë se ky është projekt realizohet nga Bashkia e Shkupit dhe se ata nuk kanë kompetenca për ndonjë ndërhyrje në këtë projekt.

Banorët thonë se ky projekt parasheh marrje të disa metërave të pronës së këtyre banorëve, gjegjësisht parkingun dhe hyrjen para ndërtesave.

Ajo që më së shumti i druajnë banorët është se fëmijët e tyre do të jenë shumë në rrezik, ngase nuk do të kenë aspak hapësirë apo parahyrhje të ndërtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat