Detaje rreth vrasjes së sotme në Butel të Shkupit

Shkupi

Detaje rreth vrasjes së sotme në Butel të Shkupit

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 15:25
ilustrim

Sot në orën 12.40 një tragjedi tjetër ka ndodhur në Shkup. Sërish një vrasje brenda familjes, kësaj radhe në rrugën “Hoshimin” në Butel të Shkupit. MPB konfirmon për se gjyshi i identifikuar me inicialet P. T., i lindur në vitin 1933, ka shtënë me pistoletë në bashkëshorten e tij Pavlinën. Më pas ka shtënë edhe ndaj vajzës së tij L. T. dhe ndaj nipit të tij, i cili ka vdekur nga plagët e marra.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12.40. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë nipi 34 vjeçar, ndërsa i dyshuari ka bërë vetëvrasje. Me automjetin e ambulantës së shpejtë në qendrën urgjentje janë transportuar të dy gratë, të cilat sipas informatave fillestare janë në rrezik për jetën”, njofton MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat