Diplomati i njohur gjerman do ta vizitojë Shkupin

Shkupi

Diplomati i njohur gjerman do ta vizitojë Shkupin

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 10:09
Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth

Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, nga e diela deri të martën do të arrijë për vizitë në Maqedoni dhe Serbi.

“Ishte koha e fundit që të tejkalohet bllokadat në Maqedoni. Politikanët e përgjegjshëm e morën vendin nga një situatë e rëndë. Për këtë arsye jam i kënaqur nga sinjalet e para të qeverisë së re. Kryministri Zaev ka treguar qartë se dëshiron të merret me integrimet në BE dhe se është i interesuar për qetësim rajonal”, thuhet në informacionet e MPJ-së gjermane.

Roth së pari do ta vizitojë Beogradin, ndërsa pastaj do të arrijë në Shkup. Në Beograd do të ketë takim me kryeministren Ana Bërnabiq, si dhe me ministren për eurointegrime, Jadranka Joksimoviq.

Michael Roth është njëri nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në e Gjermanisë. Ai është anëtarë i social-demokratëve gjerman dhe është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt ministrit për Punë të Jashtme, Zigmar Gabriel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat