“Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” – aksion për pastrimin e Matkës në Shkup

Shkupi

“Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” – aksion për pastrimin e Matkës në Shkup

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 13:37
Pastrimi ne Matke

Një grup të rinjsh, të organizuar nga Lëvizja për Edukim dhe Avancim të Dialogut “LEAD”, do të realizojnë një aksion për pastrimin e mbeturinave në Matkë, me moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër!”. Aksioni do të mbahet sot, ndërsa vendtakimi është tek stacioni i fundit i autobusit 60, në ora 17:00.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të Shkupit të na bashkëngjiten në këtë aksion. Disa grupe formale dhe joformale, si dhe individë, veç më kanë paralajmëruar se do të jenë pjesë e aksionit. Ky do të jetë aksioni i dytë nga shtatë aksionet e planifikuara për pastrimin e pjesëve të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës, në shtatë muajt e ardhshëm”, njoftojnë organizatorët.

Ky është aksioni i dytë i fazës së dytë të Projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër!”. Faza e parë u realizua në Vodno, gjatë vitit të kaluar. Krahas pastrimit të këtij lokacioni, aksioni ka për qëllim edhe ta ngritë vetëdijen publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor.

Projekti “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër!” Përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, të cilin e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike SIPU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat