”Gjinekologut mashtrues të Shkupit t’i ndalohet të punojë në këtë profesion”

Shkupi

”Gjinekologut mashtrues të Shkupit t’i ndalohet të punojë në këtë profesion”

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim s

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë hetimore kundër gjinekologut të Klinikës së gjinekologjisë, i cili e mashtroi një paciente për çështje shtatzanie për shtatë muaj me radhë.

I akuzuari ngarkohet me veprim joetik duke shkaktuar dëmtim të shëndetit të pacientes, vepër penale e cila parasheh dënim nga një e deri më gjashtë vite burg.

Prokuroria kërkon që gjinekologut t’i ndalohet të punojë këtë profesion, edhe pse ai vazhdon që të jetë i punësuar në klinikën e lartëpërmendur, në sektorin për infertilitet.

Gjithashtu, i akuzuari do të duhet që të mos e lëshojë vendbanimin, të paraqitet në gjykatë, i janë marrë dokumentet e udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat