Një i panjohur kërcënon aeroportin e Shkupit me ”hedhje në erë”

Shkupi

Një i panjohur kërcënon aeroportin e Shkupit me ”hedhje në erë”

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 14:29
”Aleksandri i Madh” në Shkup

Një i panjohur ka telefonuar në aeroportin ”Aleksandri i Madh” në Shkup dhe ka shprehur kërcënime serioze për sigurinë e të punësuarve në këtë aeroport.

Sipas policisë, kërcënuesi ka thënë se ”Do t’u hedh të gjithëve në ajër”.

Nga ana e shërbimit të IT-së është gjetur numri telefonik i kërcënuesit. Policia ka ndërmarrë masa për të ndriçuar rastin. Kërcënuesi është kontaktuar nga policia, por ka refuzuar që të identifikohet, duke vazhduar me kërcënime të njëjta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat