Koce Trajanovski do të kandidojë përsëri për kryetar në Bashkinë e Shkupit

Shkupi

Koce Trajanovski do të kandidojë përsëri për kryetar në Bashkinë e Shkupit

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 14:59
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, njoftoi se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai tha se do të realizojë anketë për të analizuar punën që ka bërë dhe nëse qytetarët janë të kënaqur.

“Po, planifikojë të kandidojë. Kjo do të varet nga anketat që do të bëhen dhe mbi bazë të tyre do të shohim nëse në periudhën e kaluar kemi bërë mjaftueshëm dhe nëse qytetarët janë të kënaqur nga puna ime. Dhe mbi bazë të kësaj do të jetë edhe kandidatura ime”, tha Koce Trajanovski në konferencë për shtyp.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor, ndërsa Koce Trajanovski me Bashkinë e Shkupit udhëheq prej vitit 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat