Eliminohet zjarri që kërcënoi fshatin shqiptar

Shkupi

Eliminohet zjarri që kërcënoi fshatin shqiptar

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 00:46
Zjarri

(E plotësuar) - Autoritetet Maqedonase kanë njoftuar se fshati Kondovë i Strugës nuk është më nën rrezik nga zjarri.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se sipas informatave që vijnë nga terreni në fshatin Kondovë, nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri, drejtimi i zjarrit është ndryshuar dhe fshati Kondovë nuk është në rrezik, ekipet po punojnë në terren, thonë nga QMK. Një zjarr i madh kaploi pyjet me pisha mbi fshatin Kondovë, zjarri i cili në hapësirat e njëjta ishte lokalizuar disa ditë më parë sot u aktivizua përsëri. Zjarri u përhap me shpejtësi të madhe pasi frynte erë e fuqishme.

* * * *

Pasditen e së shtunës një zjarre i madh përfshiu zonën duke u shndërruar në një rrezik të madh për banorët e fshatit.

Mali mbi fshatin  Kondovë të Komunës së Sarajit sonte vone është përfshi nga flakët. Zjarri po përhapet në drejtim të fshatit duke rezikuar kështu edhe shtëpit. Ekipet zjarrëfikëse janë në teren dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit. Edhe banorët janë kyçur dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit i cili për shkak të erës që fryen  po përhapet me shpejtësi të madhe.

Nga minarja e xhamisë së fshatit u është bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të ndihmojnë për ta shuar zjarrin, i cili po i rrezikon banorët që jetojnë në afërsi.

Ndërkohë banorët kërkojnë që urgjentisht autoritetet komunale në Komunën e Srajit të formojnë shtabe emergjente me qëllim që të menaxhohet kjo situatë dhe mos dal jashtë kontrollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat