Ende aktiv zjarri mbi Kondovë, nuk ka rrezik për shtëpitë

Shkupi

Ende aktiv zjarri mbi Kondovë, nuk ka rrezik për shtëpitë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 11:25
Zjarri

Zjarri që shpërtheu mbrëmë mbi kodrën në Kondovë të Shkupit edhe sot është aktiv, ndërsa rreth fshatit, sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me krizat, është krijuar një brez mbrojtës që të pengohet përhapja e tij.

Në shuarjen e zjarrit mbrëmë morën pjesë katër cisterna, 25 zjarrfikës, nëntë automjete të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse dhe persona të zonës.

Në fshatin Kondovë nuk ka shtëpi të përfshira nga zjarri.

Ekipet vazhdojnë të punojnë në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat