“Bashkia e Shkupit të mos e financojë ndërtimin e Rrotës Panoramike”

Shkupi

“Bashkia e Shkupit të mos e financojë ndërtimin e Rrotës Panoramike”

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 14:53
Rrota Panoramike

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Bashkisë së Shkupit, kanë dalur kundër tentimeve të pushtetit lokal që të vazhdohet me financimin e “Rrotës Panoramike” të cilën e ndërton Ndërmarrja Publike “Shkupi”.

Dragi Davçevski, koordinator i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Bashkisë së Shkupit, tha se në kushte kur buxheti i Bashkisë së Shkupit me rebalancin e buxhetit është zvogëluar për 30 për qind, këto investime janë joproduktive.

“Pas ndryshimit të pushtetit qendror, u ndaluan donacionet nga institucionet shtetërore për rrotën, u kalua në formë tjetër me subvencione nga Bashkia e Shkupit. Kjo është edhe një dëshmi nga të shumtat që në periudhën e kaluar kanë treguar për harxhimin e pakontrolluar të parave të popullit për ndërtime që nuk janë prioritet për qytetarët e Shkupit”, tha Davçevski.

Projekti “Rrota Panoramike” në Shkup ka filluar kohë më parë, ndërsa akoma është papërfunduar për shkak të aryeve financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat