Arrin në 28 numri i personave të helmuar nga ushqimi

Shkupi

Arrin në 28 numri i personave të helmuar nga ushqimi

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:53
Ilustrim

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup sot janë kontrolluar edhe dy pacientë të helmuar me ushqim të ngrënë në dyqanin për ushqim të shpejtë ‘Shtatë’ që gjendet në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup.

‘Pacientët e kontrolluar sot, nuk janë mbajtur në spital dhe gjashtë pacientët e pranuar më parë janë me shenja të përmirësimit’, informojnë nga Klinika për sëmundje infektive.

Dje janë kontrolluar 14 persona dhe vetëm njëri prej tyre është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm në spital.

Prej pardje për kontroll në Klinikë janë paraqitur gjithsej 28 persona me simptome të helmimit nga ushimi, nga të cilët tre janë dërguar në SPQ ‘8 Shtatori’, të gjithë pas konsumimit të sandviçëve nga dyqani ‘Shtatë’.

Dyqani për ushim të shpejtë është mbyllur dhe me urdhër të Inspektoratit për Sanitari duhet të kryhet pastrim thelbësor i lokalit, si dhe të bëhen kontrolle mjekësore të të gjithë të punësuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat