“Kotzias në dyshime për vizitën e tij në Shkup”

Shkupi

“Kotzias në dyshime për vizitën e tij në Shkup”

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:57
Nikos Kotzias

Portali grek shkruan se Ministria greke e Punëve të Jashtme po mendohet nëse shefi i diplomacisë, Nikos Kotzias, duhet ta vizitojë Maqedoninë, për arsye të siç thonë, provokimeve të funksionarëve nga Maqedonia me hartën e “Maqedonisë së Madhe”.

“Vendimi që të vizitohet ministri i Punëve të Jashtme në Shkup, Nikolla Dimitrov, në fund të gushtiti po rishqyrtohet. Arsye është sulmi i fundit mbi Greqinë në ngjarjet në Toronto, në të cilin kanë marrë pjesë funksionarë qeveritarë nga Shkupi”, shkruan “News 24/7”.

Athina zyrtare më 16 gusht akuzoi Qeverinë e Maqedonisë se ka shkelur marrëveshjen e përkohshme mes dy vendeve e nënshkruar në vitin 1995, pasi konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë, Jovica Paleshevski, në “ngjarje zyrtare në Toronto ka folur në prapavijë e cila ka përmbajtur simbole dhe harta irredentiste”.

Sipas “News 24/7” Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka kërkuar vërtetime për qëllimet e Kotzias gjatë vizitës së tij e paralajmëruar më 31 gusht, por deri mbrëmë nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat