Rast i ri i helmimit me ushqim në Shkup, pësojnë pesë veta në restorantin "DM"

Shkupi

Rast i ri i helmimit me ushqim në Shkup, pësojnë pesë veta në restorantin "DM"

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 19:44
Lokali "DM" ne Shkup

Pesë persona janë helmuar me ushqim në lokalin "DM" në Shkup, kumtoi Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror (ISSHSH), duke iu referuar Qendrës për shëndet publik - Shkup. Objekti është përkohësisht i mbyllur dhe është dhënë urdhër për masa sanitare-higjienike dhe kundërepidemike.

Pesë personat me shenja të helmimit akut me ushqim janë pranuar në klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile, ku u është kryer anketë epidemiologjike.

Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror kumtoi se sot ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në lokalin DM, i locuar në rr. "Orce Nikollov", së bashku me ekip të Qendrës për shëndet publik Shkup dhe përfaqësues të Agjencisë për ushqim dhe veterinari.   

Nga kontrolli i jashtëzakonshëm inspektues u konstatua gjendje e pakënaqshme e përgjithshme higjienike dhe menjëherë është kryer dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim parandalues të objektit nga institucioni adekuat, në pajtim me ligjin. 

Objekti është mbyllur përkohësisht.

rreth 20 veta javën e kaluar u helmuan me ushqim edhe në senduiçarën e njohur "Sedmica" në QT "Leptokaria" në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat