Shkup, 10-vjeçari lëndohet rëndë nga kamioni

Shkupi

Shkup, 10-vjeçari lëndohet rëndë nga kamioni

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 16:34
Ilustrim

10-vjeçari nga Batinca e Shkupit dje është lënduar rëndë, pasi është shtypur nga kamioni dhe ndodhet në rrezik për jetë.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:10 në fshtatin Batincë të Shkupit, kur makina për mallra “Mercedes” me targa të Shkupit e drejtuar nga S.J (29) nga fshati Cvetovo i Shkupit, ka goditur 10-vjeçarin dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

10-vjeçari është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe ndodhet në rrezik për jetë.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për ndriçimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat