Shkup, tre foshnje ndërrojnë jetë në Klinikën Universitare për Gjinekologjisë

Shkupi

Shkup, tre foshnje ndërrojnë jetë në Klinikën Universitare për Gjinekologjisë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 18:21
Klinika për Gjinekologji- Shkup

Tre foshnja të sapolindura  vdiqën në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup.

Sipas informacioneve nga Klinika, pacientja I.M ka qenë e hospitalizuar më 21 gusht në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë për shkak të dhimbjeve në bark,  e cila po të njëjtën ditë edhe ka lindur me operacion trinjakë, por pas paraprakisht plasjes së ujërave dhe prolabimit (rënies) kordonit ushqyes dhe me qëllim që të mos ndërpritet furnizimi me oksigjen, menjëherë edhe është realizuar lindja”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Foshnjat e sapolindura, siç citohet, janë pritur nga pediatër dhe mami në sallën e operacionit, ndërsa është kryer edhe reanimacioni primar me aspirim, ventilim me maskë dhe ambu dhe tremostabilizim dhe në inkubator të tre janë transportuar në Repartin për kujdes dhe terapi intensive neonatale.

Theksohet se me familjen disa herë nga ana e personelit të Klinikës është biseduar me qëllim që të sqarohet gjendja e foshnjave të sapolindura, trajtimi dhe mundësitë e mundshme për të mbijetuar dhe ditën pasuese është konstatuar vdekja e të treve.

Ministria e Shëndetësisë menjëherë pas marrjes së informacioneve ka formuar komision për mbikëqyrje profesionale që në mënyrë të hollësishme do ta hetojë rastin, me qëllim që të konfirmohen nëse në trajtimin e plotë të lehones dhe foshnjave të sapolindura është proceduar në pajtim me protokollet dhe mjekësinë të bazuar në argumente. Njëkohësisht komisioni është formuar nga ana e Inspektoriatit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat