Mbyllet lokali “Trend” në qendër të Shkupit, jepte llogari paralele

Shkupi

Mbyllet lokali “Trend” në qendër të Shkupit, jepte llogari paralele

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 23:12
Trend

Lokali i mirënjohur “Trend” në sheshin e Shkupit është mbyllur nga Drejtoria e të Hyrave Publike, për shkak të shfrytëzimit të aparateve jofiskale dhe dhënien e llogarive paralele për klientët. Për shkak të kësaj, DHP theksoi se ky lokal është gjobitur me 4.550 euro.

“Informojmë se për shkak të parregullësive të vërtetuara në këtë objekt afarist, gjegjësisht është regjistruar qarkullim i paregjistruar dhe lëshimi i llogarive paralele përmes një sistemi paralel kompjuterik, që nuk është i lidhur me GPRS sistemin e DHP-së”, theksoi Drejtoria e të Hyrave Publike.

Sipas vendimit, lokali do të jetë i mbyllur për 15 ditë.

Disa mediave të afërta me VMRO-DPMNE kanë shkruar se “Trend” u mbyll sepse në qeset e sheqerit për klientët kishte logon e komunës së Aerodromit të Shkupit. Por kjo është përgënjeshtruar nga ana e DHP-së. Gjithashtu bëhet e ditur se kontrolle të rregullta janë duke u kryer edhe në disa qytete të tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat