Incident me armë në Shkup

Shkupi

Incident me armë në Shkup

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 15:13
Ilustrim

Persona të panjohur dje mbrëma me kërcënim me pistoletë kanë tentuar t’i sulmojnë M.Zh. (22) dhe shokun e tij N.A. (25) në rrugën “Butelska” në Shkup, para një kafeneje.

Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur në orën 23 derisa M.Zh. ka lëvizur me automjetin e tij në të cilin ka qenë edhe N.A. (25). Nga ana e majtë ata janë rrethuar nga një automjet nga i cili kanë dalë tre persona të panjohur, ndërsa paralelisht deri te automjeti të M,Zh. dhe pas tij, janë ndalur edhe dy automjete të tjera nga të cilat kanë dalë edhe disa persona. Tre personat të cilët kanë dalë nga automjeti që ua ka penguar rrugën, janë afruar deri te M.Zh. dhe NëA, dhe kanë filluar t’u drejtohen me fjalë abuzive. Në një moment, njëri nga personat ka nxjerrë pistoletë dhe ka arritur ta tërheqë N.A nga automjeti i bllokuar jashtë pas çfarë e ka sulmuar fizikisht.

Ndërkohë ka ardhur e një automjet i cili është ndaluar dhe nga ai kanë dalë një person më i moshuar dhe i cili është drejtuar në drejtim të sulmuesit me pistoletë në dorë dhe e ka detyruar së bashke me personat e tjerë ta lëshojnë vendin e ngjarjes.

Nga ana e MPB janë ndërmarrë të gjitha masat dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat