Zëvendësministri i MASH viziton shkollën e mesme në Shkup

Shkupi

Zëvendësministri i MASH viziton shkollën e mesme në Shkup

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 11:40
Shkup

Zëvendësminitri i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu, dje e vizitoi shkollën e mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, ku u prit nga drejtori i shkollës Besnik Ajeti, ku Ganiu bëri përurimin e kryerjes së renovimeve në këtë shkollë të mesme.

Siç theksojnë nga Kabineti i zv.ministrit të Arsimit dhe Shkencës, si në këtë rast ashtu edhe në të ardhmen, Ministria e Arsimit do të punojë në thithjen e financave për të kryer investime në ndërtesa të reja dhe renovime të objekteve ekzistuese shkollore në vend me qëllim që arsimi fillor dhe i mesëm të merr pamjen e merituar, ndërsa nxënësve t’u sigurohen kushtet e nevojshme për realizimin e procesit cilësor edukativo-arsimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat