Projekte për ruajtjen e ambientit jetësor në Shkup

Shkupi

Projekte për ruajtjen e ambientit jetësor në Shkup

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 17:28
Ilustrim

Sot pasdite organizohet aksion për pastrim të parkut të komunës Gazi Baba dhe do të bëhet mbjellja e dredhkave në suaza të projekte “Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër” dhe “Zbukuroje Shkupin” të aktivistëve të Lëvizjes Lead dhe Qendrës për dizajn dhe inovacione “Dhoma publike”.

Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër” është të ngritet vetëdija publike e qytetarëve për ruajtjen e ambientit jetësor. Ky aksion poashtu mundëson afrimin e pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme gjatë punës sv përbashkët që bëjnë për ambientin ku jetojnë, informojnë nga Lëvizja Lead.

Projekti “Zbukuroje Shkupin” ka për qëllim krijimin e vetëdijes për kujdes dhe zbukurim të rrethit ku jetojnë në mënyrë praktike dhe ekonomike dhe poashtu të nxisë qytetarët të kujdesen më shumë për hapësirat publike.

Këto projekte përkrahen nga Programi Civika Mobilitas, të cilin e zbatojnë organizata Niras nga Danimarka, Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Instituti suedez për administratë publike SIPU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat