Tabelat në gjuhën shqipe vendosen në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup

Shkupi

Tabelat në gjuhën shqipe vendosen në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 15:33
Tabelat në gjuhën shqipe

Njëzet e pesë tabela në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në anglisht janë vendosur para institucioneve shëndetësore publike në qarkun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Ata shërbejnë si tregues për klinikat me qëllim që pacientët më lehtë të orientohen në qarkun e Qendrës Klinike.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në qarkun e Qendrës Klinike deklaroi se ka nënshkruar kërkesë deri te Institucioni Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendrën Urgjente-Shkup, për vendosjen e tabelave dhe 16 koshave për mbeturina, ndërsa në fazën e dytë do të vendoset ndriçim i ri.

“Në Qendrën Klinike jepen shërbimet më të mëdha shëndetësore dhe meriton të duket shumë mirë. Para një kohe së bashku me Institucionin Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendra urgjente-Shkup zbatuam aksion për pastrim në hapësirën rreth Qendrës Klinike. Mendojmë ta zgjidhim edhe hapësirën për parkim”, theksoi Taravari.

Drejtoresha e Institucionit Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendrën Urgjente-Shkup, Shkodrane Dardhishta tha se vendosja e tabelave në qarkun e Qendrës Klinike është hap i madh për pacientët, gjegjësisht popullatën nga përkatësia shqiptare dhe për pacientët të cilët vijnë nga Kosova dhe Shqipëria.

“Tridhjetë për qind e pacientëve të cilët kërkojnë shërbime shëndetësore në Qendrën Klinike janë shqiptarë dhe tani do ta kenë më të lehtë të orientohen në qarkun e Qendrës Klinike. Kjo doli nga bashkëpunimi mes ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendrën Urgjente-Shkup së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë”, potencoi Dardhishta. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ajo tha se 500.000 denarë kushton i tërë projekti. “Paraprakisht kishte tabela orientimi, tani ka 25 tabela orientimi, katër legjenda, hartë kryesore dhe tabelë në hyrjen kryesore të Qendrës Klinike”, tha Dardhishta.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Taravari tha se muajt e ardhshëm do të rregullohet edhe ndriçimi i hapësirës rreh klinikave. Lidhur me rastin e vdekjes së trinjakëve të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ai theksoi se është formuar Komision dhe i presin rezultatet. “Foshnjat e porsalindura kanë pasur problem me mushkëritë. Të gjitha kanë qenë në inkubator”, potencoi Taravari. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin me foshnjën e vdekur dyvjeçare në Ohër, tha se presin rezultatet nga autopsia. “Është formuar Komision në Ministrinë e Shëndetësisë. Kemi raport nga drejtori i Klinikës dhe mjeku kujdestar”, shtoi Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat