Vizita e Kotzias në Shkup, shumë gjëra që priten të ndodhin

Shkupi

Vizita e Kotzias në Shkup, shumë gjëra që priten të ndodhin

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 09:12
Nikos Kotzias

Nikos Kotzias do të vizitojë nesër Shkupin, për të vazhduar bashkëpunimin dypalësh në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Vizita e tij bëhet pas vizitës së Nikolla Dimitrov në Greqi para disa javëve.

”Ndërtimi i besimit në mes dy shteteve” është tema e diskutimit mes Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov në Shkup.

Bisedime për gjërat që e pengojnë Maqedoninë drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE. Tema tjera më të nxehta, si ajo rreth emrit të Maqedonisë duhet të presin pas zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu pritet të flitet edhe për incidentin e federatës greke të hendbollit ku Greqia refuzoi të luaj kundër Maqedonisë pasi disa zyrtarë në fanella e kishin të shkruar ”Macedonia”.

Mediat në Greqi, sipas Balkaninsight, ky është takim për ”matje pulsi” në mes dy shteteve për sfidat e ardhshme diplomatike në të ardhmen.

Nga ana tjetër negociatori i Kombeve të Bashkuara, Mattheë Nimetz ka rinisur punën për të gjetur zgjidhje historike në mes dy shteteve. Gjatë verës ai ka takuar Nikolla Dimitrovin dhe Nikos Kotzias. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat