Djali e vret babain duke e therur me thikë

Shkupi

Djali e vret babain duke e therur me thikë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 14:35
Ilustrim

Është arrestuar person i dyshuar nga policia Dyzet e një vjeçari I.T. mbrëmë për vdekje e ka goditur me thikë babain e tij në një debat familjar që ka ndodhur në rr. “Çedomir Kantarxhiev” në Shkup. Fqinja e tyre mbrëmë rreth orës 22:15 ka paraqitur në polici se fqinjët po rriheshin dhe kërkoi ndihmë nga policia.

Nga MPB-ja informojnë se nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se ka pasur grindje familjare midis L.T. (68) dhe djalit të tij I.T. (41). L.T. është gjetur në pragun e dhomës së ditës me plagë të marra nga therja me thikë, ndërsa nga ekipi i Ndihmës së parë mjekësore është konstatuar vdekje, shkruan TV21.TV.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. Me urdhrin e tij trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup. I.T. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policor Kisela Vodë për procedurë të mëtutjeshme. Policia merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat