Konferencë ndërkombëtare në Shkup “Sundimi i së drejtës – ku po lëvizim?”

Shkupi

Konferencë ndërkombëtare në Shkup “Sundimi i së drejtës – ku po lëvizim?”

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:51
Ilustrim

Qendra për Analiza Ekonomike (QAE) nga Shkupi në bashkëpunim me Qendrën për Studime Evropiane për Politika (Center for European Policy Studies – CEPS) nga Brukseli sot dhe nesër organizon konferencë ndërkombëtare me temë “Sundimi i së drejtës – Ku po lëvizim?”.

Organizatorët paralajmërojnë se ngjarja do t’i mbledh përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare relevante, bashkësinë shkencore, organizata, sektorin civil, si dhe ata të cilët krijojnë politikat, me qëllim të konfirmimit të gjendjes për atë deri ku jemi sot me sundimin e së drejtës në Evropë dhe në cilin drejtim po lëvizim.

“Këto çështje do të diskutohen në fushën e së drejtës, sigurisë dhe ekonomisë në disa panele ekspertësh, sesione plenare dhe ligjërata hyrëse. Veçanërisht vëmendje do të përkushtohet në gjandjen e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në gjendjen e Ballkanit Perëndimor”, njoftoi QAE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat