VMRO, zëvendës kryetar i Shkupit do jetë shqipëtar pas fitorës tonë

Shkupi

VMRO, zëvendës kryetar i Shkupit do jetë shqipëtar pas fitorës tonë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 23:00
Muhamed Ameti

Muhamed Ameti do të jetë nënkryetar i Shkupit, nëse Koce Trajanovski fiton mandatin e tretë për kreun e qytetit të Shkupit.

Lajmin e ka paralajmëruar Koce Trajanovski në konventën promovuese të VMRO-DPMNE-së.

Muhamed Ameti është i dyti në listën e kandidatëve për këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga partia VMRO-DPMNE.

“Së bashku me nënkryetarin tim nga radhët e listës së këshilltarëve profesori Muhamed Ameti,me të cilin unë besoj se do të punojë me përkushtueshmëri, dhe 44 këshilltarët e tjerë nga lista e këshilltarëve të qytetit dhe të gjithë kryetarët e komunave do përkushtohemi në projektet për komunat e Shkupit, komunat në Republikën e Maqedonisë, që të bëjmë një vetqeverisje sa më moderne dhe do të zbatojë projekte që do të përmirësojnë klimën në shumë fusha, në turizëm, trafik, arsim, çështje sociale dhe që ne do t’u shërbejmë qytetarëve akoma më mirë në të ardhmen !!!”, ka thënë Trajanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat