Shkup, 11 aksidente me pesë të lënduar

Shkupi

Shkup, 11 aksidente me pesë të lënduar

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 10:23
Ilustrim

Pesë njerëz kanë pësuar lëndime në pesë nga gjithësej 11 aksidente që janë regjistruar dje në zonën e Shkupit. Ndërsa në gjashtë aksidentet tjera janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka vërejtur parregullsi dhe ka dënuar 12 vozitës të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë.

Tre vozitës kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, tre vozitës të cilët e kanë kaluar semaforin në ngjyrë të kuqe, dy të tjerë kanë shkelur vizë bardhat, si dhe 24 të tjerë kanë vozitur pa patentë shoferi.

Janë dënuar edhe 16 vozitës të cilët kanë shkelur vizë bardhat si dhe disa kanë kaluar semaforin në ngjyrë të kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat