Ahmeti bën thirrje që në Shkup të votohet Petre Shilegov

Shkupi

Ahmeti bën thirrje që në Shkup të votohet Petre Shilegov

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 09:01
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në takimin e mbrëmshëm në Gazi Baba përshëndeti vendimin për lista të përbashkëta të partive shqiptarve të cilët konkurojnë për qeverisje lokale, duke pasur parasysh që siç tha, bashkimi i forcave është akt i madh.

“Për çdo kënd mund të jetë hap i vogël, por përfitim është i pamasë vetëm për shqiptarët në Komunën e Gazi Babës. Sa më shumë që jemi të bindur, më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm”, tha Ahmeti, duke njoftuar angazhimin e tij profesional aty ku shqiptarët janë në numra më të vogël nga Ohri e deri në Kumanovë, ata duhet t’i bashkojnë forcat kapitalizimin e votës së tyre.

Për bashkpunimin me LSDM, kryetari i BDI përsëriti se mbështetja do të jetë e ndërsjellt në ato komuna ku nga një kandidat i partnerëve nuk ka mundësi të fitoj.

Për kryetar të Shkupit, Ahmeti bëri thirrje që të votohet kandidati i LSDM-së, gjithashtu tha se edhe LSDM do të mbështet kandidatët e BDI-së në qytete me shumicë shqiptare.

“Kjo do të sjell në forcimin e pushtetit dhe do të jetë në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat