Deskoska: Do të fillojë revizioni i teksteve shkollore, jemi të hapur për sugjerime

Shkupi

Deskoska: Do të fillojë revizioni i teksteve shkollore, jemi të hapur për sugjerime

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 17:57
Ministrja e arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska

Ministrja e arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska pati fjalim përshëndetës në ligjeratën e profesorit nga Izraeli, dr.Zvi Bekerman nga Universiteti heabraik në Jerusalem, në suaza të trajnimit për arsim ndër-kulturor të organizuar nga qendra për trajnime “Nansen Dialogue” në Shkup.

Ajo tha se planet dhe programet, tekstet shkollore dhe aktivitetet jashtë shkollore duhet të ofrojnë përmbajtje përkatëse dhe të vërteta dhe të jenë në hap me kohën, pa shprehje të urrejtjes, pa diskriminim, me respektim të dinjitetit njerëzor, vlerave dhe dallimeve.

“Revizioni i planeve dhe programeve mësimore do të fillojë, si edhe revizioni i teksteve shkollore. Do të jemi maksimalisht të hapur për sugjerime në këtë reformë gjithëpërfshiëse në aferën e arsimit që do të jetë akt i përbashkët, ndërsa rezultatet do të jenë investim në një shtet bashkëkohor, të pasur me njerëz të lumtur, të arsimuar dhe të punësuar”, tha Deskoska.

Deskoska tha se mësimfhënësit janë elementi kyç i edukimit të të rinjve në shpirtin e tolerancës dhe respektimit të dallimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat