Ekonomia, probleme serioze me konkurrencën

Shkupi

Ekonomia, probleme serioze me konkurrencën

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 22:28
Ilustrim

Partitë e kanë patjetër të ndërmarrin hapa të mëdha me vizion të qartë, për ta rritur mundësinë për zhvillimin e vendit.

Sipas profesorit Nikolla Popovski, investitorët e huaj e kanë parasysh edhe jostabilitetin e institucioneve, gjë që në mënyrë shtesë ndikon për rritje ekonomike. Ai thotë se lëmshi duhet të fillohet të zgjidhet, pavarësisht nëse kjo shkakton humbje të pikëve politike, përmes ashpërsimit të kritereve.

“Pronarët e kapitalit financiar janë shumë të kujdesshëm, më shumë do të donin të kenë të ardhura të vogla, por të sigurta, sesa rrezik me të ardhura më të mëdha, vende të reja të punës, eksport, teknologji të lartë, që mund të përfundojë negativisht. E tani, pse ata kanë këso rreziqesh? Sepse kemi institucione të këqija, sepse kemi joqëndrueshmëri politike, do të thotë rreth magjik prej të cilit ndonjëherë duhet të dalim. Dhe këtu, gjithsesi se njerëzit që e udhëheqin shtetin, e kanë patjetër në mënyrë shumë të qëndrueshme dhe shkallë pas shkalle të nisin me radhë t’i zgjidhin problemet, pa ngutje, me vizion të qartë ku duhet të dalim në fund”- deklaroi Nikolla Popovski, profesor dhe ish ministër i Financave.

Konkurrenca e papërshtatshme në tregun financiar të Maqedonisë u theksua edhe në Raportin e parafundit të Forumit Botëror Ekonomik, ku si faktorë më problematikë për të bërë biznes, ishin joqëndrueshmëria politike, qasja në tregun financiar dhe aftësi e dije joadekuate të fuqisë punëtore. Në Raportin e fundit, Maqedonia nuk është në listë. Sipas Kryetarit të Qendrës për Analiza Ekonomike, Marjan Nikollov, vendi 10 vite ballafaqohet me problemet e njëjta, që progresin ekonomik vazhdimisht e kanë vendosur në pikëpyetje.

“Ekonomia e Maqedonisë akoma ka probleme bazike për të bërë biznes, përkatësisht për klimë të mirë politike i ka problemet me qëndrueshmërinë politike, qasja në tregun financiar, boshllëk mes prodhimit dhe sistemit arsimor dhe nevojave të tregut të fuqisë punëtore, si dhe infrastrukturës tepër të keqe”- deklaroi Marjan Nikollov, kryetar i Qendrës për Analiza Ekonomike.

Sipas tij, kjo do të thotë se elitat politike në periudhë prej më shumë se 10 viteve, nuk kanë arritur sukses të rëndësishëm në krijimin e klimës së përshtatshme biznesore. Ekspertët poashtu konsiderojnë edhe se medoemos nevojitet reformë thelbësore në sistemin arsimor, me qëllim që investitorët të marrin kuadër adekuat, e jo fuqi punëtore të cilën më pas duhet ta ritrajnojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat