Trajanovski: Muhamet Ahmeti do të jetë i dobishëm për qytetin e Shkupit

Shkupi

Trajanovski: Muhamet Ahmeti do të jetë i dobishëm për qytetin e Shkupit

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 16:12
KoceTrajanovski

Kryetari aktual dhë njëherit edhe kandidat për kreun e qytetit të Shkupit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, KoceTrajanovski, i ftuar në emisionin "Inside", në TV Zhurnal ka thënë se për të nuk përbën problem përkatësia etnike, partiake dhe se ai ka punuar dhe ka realizuar projekte në të gjitha vendbanimet.

Në pyetjen e gazetarit se VMRO-DPMNE po u premton, por edhe ju personalisht, njeriun e dytë në qytetin e Shkupit, a mjafton kjo që shqiptarët t'ju besojnë dhe të të votojnë ai u përgjigj se Muhamet Ahmeti është anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe mendojmë para se gjithash se ky veprim do të jetë në dobi të qytetit të Shkupit.

"Kjo, nuk do të thoja se është ofertë, e as pazar, por mënyrë e të menduarit, mënyrë jetese, pra mënyrë e të menduari tim, mënyrë e jetesës sime, për shkak se unë nuk i dalloj njerëzit nga perkatësia etnike apo partiake, a jeton në zonë rurale apo urbane, unë kam punuar si kryetar i të gjithëve në këto 8 vitet e kaluara, në të gjitha komunat kemi pasur projekte që janë të dukshme dhe qytetarët i dinë këto projekte, kështuqë në këtë mënyrë do të vazhdoj edhe më tutje. Sa i përket asaj që thatë, Muhamet Ahmeti është anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe kështu mendojmë se para se gjithash është veprim i mirë për qytetin e Shkupit...", ka thënë Koce Trajanovski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat