Organizohet konferencë përfundimtare në Shkup për projektin e financuar nga BE

Shkupi

Organizohet konferencë përfundimtare në Shkup për projektin e financuar nga BE

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Konferencë përfundimtare për tuining projektin "Përforcimi i mëtutjeshëm i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për periudhën programuese 2014-2020" do të mbahet sot në Shkup, transmeton Express.

Konferencëne organizojnë Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural (AMFBZHR), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) dhe Agjencia për sipërmarrësi të Holandës (HEA).

Konferencën do ta hapë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, ndërsa fjalime do të kenë edhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec, Virve Vimlari nga Delegacioni i BE-së, Andri Van Mens nga ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikollçe Babovski.

Projekti "Përforcim i mëtutjeshëm i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për periudhën programuese 2014-2020" është financuar nga Bashkimi
Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat