Tetë persona të lënduar rëndë në aksidentet e ditës së djeshme në Shkup

Shkupi

Tetë persona të lënduar rëndë në aksidentet e ditës së djeshme në Shkup

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në gjithsej 15 aksidente rrugore të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa 12 janë me lëndime më të lehta trupore. Në shtatë është shkaktuar dëm material.

Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Nga komunikacioni janë përjashtuar 19 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, persona para se të marrin të drejtën e menaxhimit të automjetit motorik, automjete dhe shoferë të automjetit me skadim të lejes së qarkullimit, dy persona kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe, si dhe një person i cili ka është rreshtuar në mënyrë të papërshtatshëm.

Është sanksionuar edhe një person i cili ka kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë. Janë hasur edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 57 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat