Kandidatët për kryetar të Shkupit do të nënshkruajnë deklaratë për "Platformën për ajër të pastër"

Shkupi

Kandidatët për kryetar të Shkupit do të nënshkruajnë deklaratë për "Platformën për ajër të pastër"

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 09:53
Shkup

Deklaratë për respektimin e "Platformës për ajër të pastër" duhet të nënshkruajnë sot kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit.

"Platformën për ajër të pastër" deri te kandidatët për kryetar komune e dorëzoi nisma qytetare O2 koalicion për ajër të pastër, ndërsa përmban pako masash dhe kërkesa të cilat kryetari i ardhshëm i Shkupit seriozisht do t'i ketë parasysh dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t'i realizuar në kuadër të mandatit të tij.

"Jemi të kënaqur që kërkesat tona u shqyrtuar seriozisht dhe se kandidatët për kryetar komune të Shkupit e dhanë mbështetjen e tyre, të cilën do ta konfirmojnë në nënshkrimin e sotëm zyrtar të deklaratës", thonë nga O2 koalicioni për ajër të pastër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat