“Shkupi 2014 është katastrofa e dytë që i ka ndodhur qytetit”

Shkupi

“Shkupi 2014 është katastrofa e dytë që i ka ndodhur qytetit”

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:03
Pamje nga Shkupi

“Pas tërmetit të vitit 1963, projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014″ është katastrofa e dytë që kaploi Shkupin, jo nga natyra, por për arsye kulturore, i cili jo vetëm që ndryshoi pamjen arkitektonike të qytetit, por edhe shqetësoi qytetarët”, deklaroi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, në Vienë gjatë hapjes së ekspozitës “Shkupi – arkitektura në kontekstin maqedonas”.

Sipas tij, ky projekt kontorverz tregon që edhe arkitektura kur është në duar të gabuara, mund të jetë vrasëse për qytetin.

“Flas për dilema të tipit: çka është dhe kush është sot arkitektura në kontekstin maqedonas, mendoj në dilemat tona ditore maqedonase, a ka ndodhur kjo në Shkup dhe Maqedoni viteve të fundit dhe a ka lidhje me arkitekturën”, tha Allagjozovski.

Përndryshe, projekti “Shkupi 2014” është kundërshtuar nga shumica e qytetarëve, ndërsa qeveria e re ka paralajmëruar edhe revizion për këtë projekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat