Tensionohet situata, konflikt verbal mes kandidatëve për kryetar të Shkupit

Shkupi

Tensionohet situata, konflikt verbal mes kandidatëve për kryetar të Shkupit

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:21
Trajanovski- Shilegov

“Kjo nuk është logjike. Eja të dalim ne duel! Pse po i ikni duelit?! Ja, sot në ora 4 ju ftoj që të vini në duel. Të dalim para publikut, së bashku me kandidatët tjerë, jemi të thirrur në emision”, deklaroi Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit.

“Zotëri Shilegov, pse ma përmendët emrin? Ne nuk erdhëm këtu të diskutojmë”, u shpreh Koce Trajanovski, kandidat i VMRO-së për Qytetin e Shkupit.

“Nëse unë edhe ti duhet të kemi replika, duhet ta bëjmë para publikut!”, u përgjigj Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit.

“E pse më përmendët mua?! Pse më përmendët mua, më trego!”, vzhdoi më tej Koce Trajanovski, kandidat i VMRO-së për Qytetin e Shkupit.

Konflikti verbal mes dy kandidatëve për kryetarë të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovskit dhe Petre Shilegovit, ndodhi pasi që ky i fundit akuzoi kryetarin e deritanishëm, se nuk ishte përkushtuar sa duhet në përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësorë gjatë mandatit 4 vjeçar.

Qytetarët tonë për fat të keq për një kohë të gjatë kanë qenë viktima të politikave të kryetarit aktual të Qytetit të Shkupit dhe të Nikolla Gruevskit. Për këtë arsye ka një periudhë të gjatë që po ngulfatemi në smog, tym dhe po e humbasim gjelbërimin –  theksoi Petre Shilegov, Kandidat për Qytetin e Shkupit nga LSDM.

Pas fjalimit të Shilegovit, i menjëhershëm dhe i gjatë ishte reagimi i kundër-kandidatit Koce Trajanovski pas çka erdhi deri tek ashpërsimi i toneve.

Për mikun tim, zotërinë Shilegov vetëm do të thoja se Zoti e mëshiroftë, ju faleni sepse ai nuk din çka flet. Nuk din dhe nuk do ja marrim për të madhe sepse me të vërtetë nuk din dhe nuk ka qenë i kycur në këtë problematikë. Me parulla boshe, ne të gjithë e dimë. Këtu nuk ka parulla dhe polikë, këtu ka vetëm punë – tha Kocë Trajanovski, Kandidat për Qytetin e Shkupit nga VMRO-DPMNE.

Edhe pse u thirrën për të nënshkruar kërkesat e iniciativës qytetare “Koalicioni O2”, për mjedis më të pastër, kandidatët e shfrytëzuan rastin që të bëjnë fushatë, duke akuzuar dhe replikuar njëri-tjetrin.

Në kërkesat e Iniciativës Qytetare të drejtuar kandidatëve për kryetarë të Shkupit, qëndronin 32 pika, ndër të cilat ishin edhe ndalimi i spërkatjes së rrugëve me acetat magneziumi, pastrimi i lumit të Vardarit, buxhet komunal më të lartë për mjedis, rregullimin e shtigjeve për këmbësorë etj.

 Kandidatët tjerë përshëndetën këtë iniciativë ndërsa munguan kandidati i PDSH-së Bekim Fazliu dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat