BEG: Fillon sezoni i ngrohjes qendrore në Shkup

Shkupi

BEG: Fillon sezoni i ngrohjes qendrore në Shkup

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 19:42
Ilustrim

Nga nesër fillon periudha e rregullt e sezonit të ngrohjes për këtë vit,ku shpërndarja e energjisë termike për konsumatorët kryhet në rregulla të rrepta dhe diagrame në varësi të kushteve atmosferike dhe temperaturës se jashtme të përcaktuara në rregulloret për shpërndarjen e ngrohjes për konsumatorët të miratuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (ERC),njofton BEG.

Nga aty thonë se nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, do të furnizohen me  sasi më të madhe të energjis termike dhe anasjelltas, në mënyrë që shtëpitë e përdoruesve të nxehen me temperaturë jo më të ulëta se 20 +1 gradë Celsius.

– Në të njëjtën kohë, këto rregulla dhe diagramet e shpërndarjes ofrojnë konsumim optimal të nxehtësisë dhe shpenzime minimale të mundshme për përdoruesit. Nën kushte të caktuara atmosferike në kohë të ngrohta kur nuk është e nevojshme ngrohje, ndërpritet shpërndarja e nxehtësisë  menjëher pas uljeve të temperaturave  nën vlerat  specifike ngrohja përsëri ndizet.

Ata përkujtojnë se sezoni i ngrohjes filloi para datës 15 tetor, sipas rregullores për ditë të caktuara për shkak të temparturave më të ulta se 12 gradë shkruan Fol.

Për të gjitha detajet rreth energjis, konsumatorët e BEG mund të informohen  në ueb faqen www.beg-snabduvanje.com. ose të kontaktoni Qendrën e Kujdesit për konsumatorët në numrin e telefonit 3076-200 ose  në e-mail: [email protected].

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat