Klinika për Gjinekologji në Shkup ka harxhuar 120 mijë euro për ruajtjen e dokumenteve

Shkupi

Klinika për Gjinekologji në Shkup ka harxhuar 120 mijë euro për ruajtjen e dokumenteve

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Klinika për Gjinekologji ka paguar nga 60 mijë euro firma që t’i ruajnë dosjet mjekësore dhe dokumentet administrative. Bëhet fjalë për shoqatën tregtare për çështje administrative “Inbox DOOEL”, me të cilën klinika në tetor të vitit të kaluar ka lidhur marrëveshje në vlerë prej 57170 euro, për blerjen e hapësirës për arkivimin dhe ruajtjen e dokumenteve në formë elektronike dhe të shkruar.

Për këtë qëllim nga Klinika për Gjinekologji në vit janë ndarë 1.758.000 denarë (28.585 euro). Marrëveshja e parë është nënshkruar në vitin 2014.

Udhëheqësia e re thekson se ky është harxhim i panevojshëm dhe derdhje e buxhetit, në situata kur klinika nuk ka material themelore mjekësor, dianë, inkubatorë, respiratorë, monitorë dhe instrumente në sallat e operacionit.

Në të dhënat e Zyrës për shpallje publike mund të shihet se kjo firmë ka marrë shumë tenderë nga institucionet shtetërore dhe disa herë ka qenë ofertuesi i vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat