Dy të lënduar në 13 aksidente dje në Shkup

Shkupi

Dy të lënduar në 13 aksidente dje në Shkup

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Një shofer i automjetit të udhëtarëve dhe një motoçiklist janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 13 aksidente trafiku të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup.

Në shtatë aksidente më lehtë janë lënduar tetë persona, ndërsa katër kanë kaluar me dëme materiale. Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve katër shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre shoferë fillestarë kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 49 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec", janë larguar 56 automjete. Në kuadër të projektit edukues për komunikacion "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion", Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit nga klasa e kalasa e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat