Shkup, shënohet dita e batalionit për lidhje nga përbërja e KBO-së

Shkupi

Shkup, shënohet dita e batalionit për lidhje nga përbërja e KBO-së

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 10:31
Ushtria maqedonase

Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Ilinden” do të shënohet Dita e Batalionit për Lidhje nga përbërja e Komandës së Bashkuar Operative (KBO).

Dita e njësitit do të shënohet me një program përkatës në pajtim me rregullin për protokoll ushtarak, si dhe me stërvitje taktiko-teknike në të cilën do të demonstrohen një pjesë e mjeteve me të cilat disponon ky njësit.

Batalioni për lidhje me sukses e siguron nevojën e përkrahjes komunikativo-informative dhe funksionimin e lidhjeve në komandë dhe kontrollin midis komandave dhe njësive në URM.

Me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem të forcave ushtarake, Gjorge Ivanov, 21 tetori është caktuar për Ditën e Batalionit për Lidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat