73 aksidente brenda një jave në Shkup

Shkupi

73 aksidente brenda një jave në Shkup

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Gjatë kësaj jave në rajonin e Qytetit të Shkupit, Sektori për ekspertizë të aksidenteve ka kryer inspektim në gjithsej 73 aksidente.

Në periudhën raportuese kanë ndodhur gjashtë aksidente me lëndime të rënda trupore. Njëzetë e shtatë aksidente janë me pasojë të lëndimeve të lehta trupore, ndërsa në to lëndime të lehta trupore kanë marrë 43 persona. Në 40 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup gjatë shtatë ditëve të fundit pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion ka zbuluar një numër të madh të kundërvajtjeve, me ç’rast janë sanksionuar një numër i madh prej tyre.

Në kontekst të masave të ndërmarra represive për kundërvajtjet e bëra në komunikacion theksohen disa për të cilat mendohet se janë të rrezikshme për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, midis të cilëve janë 29 shoferëtë cilët janë sanksionuar për mosrespektimin e kufizimit të shpejtësisë së lëvizjes, 22 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 70 persona e kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe 13 shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit. Me automjetin special karrotrec gjatë shtatë ditëve të fundit janë larguar 326 automjete.

Nga policia rrugore paralajmërojnë se në ditët e fundjavës fillimisht do të punohet në zbulimin dhe sanksionimin e kundërvajtjeve më të rënda të cilat sipas statistikës janë të rrezikshme dhe arsyeja më e shpeshtë për aksidente, si drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, për vozitje të shpejtë, mos dhënie përparësi të lëvizjes, kalim në dritën e kuqe të semaforit dhe kundërvajtje tjera nga shoferët dhe këmbësorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat