PTHP heton privatizim të kundërligjshëm të tokës në Gjorçe Petrov

Shkupi

PTHP heton privatizim të kundërligjshëm të tokës në Gjorçe Petrov

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:33
Prokuroria Themelore Publike

Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar, Prokuroria Themelore Publike Shkup ndërmori veprime kundër më shumë personave të involvuar të cilët kanë mundësuar privatizim të kundërligjshëm të tokës në pronë të një komune.

Siç kumtoi PTHP Shkup, privatizimit i ka paraprirë procedurë për konfirmimin e statusit të tre objekteve të ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme, e cila është realizuar në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i kësaj procedure është bërë legalizim i objekteve dhe privatizim i tokës. “Me këtë është mundësuar toka të blihet me çmim prej 1 euro për metër katror, ndërsa çmimi i tregut në ankand në procedurë të rregullt do të ishte shumë më i lartë”, theksojnë nga Prokuroria.

Për më shumë hollësi lidhur me zhvillimin e procedurës, Prokuroria Themelore Publike Shkup në kohë do ta informojë opinionin. Siç publikoi MIA më herët, ish-kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski së bashku edhe me disa persona tjerë, sot në mëngjes u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit.Mitrovski ishte kryetar i komunës së Gjorçe Petrovit nga viti 2005 deri në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat