Incident në Shkup, një person qëllohet me breshëri plumbash

Shkupi

Incident në Shkup, një person qëllohet me breshëri plumbash

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 19:03
Ilustrim

Një person është i lënduar rëndë në një incident të armatosur që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Vlladimir Komarov 1”, në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Sipas informatave jozyrtare, sulmuesi ka hyrë në një objekt gastronomik dhe ka filluar të gjuajë.

Ekipe policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bëhet ekspertiza për incidentin, ndërsa sulmuesi është në arrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat