Shkup, nesër protestohet kundër vendimit gjyqësor për rastin ‘Lagja e Trimave’

Shkupi

Shkup, nesër protestohet kundër vendimit gjyqësor për rastin ‘Lagja e Trimave’

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 23:20
Ilustrim

Nesër në sheshin Skenderbeu në Shkup do të organizohet një protestë kundër vendimit gjyqësor në shkallën e parë  për rastin ‘Lagja e Trimave’. Ajo fillon në ora 13 dhe do të përfundojë para Gjykatës Shkupi 1. Protestuesve do t’ju bashkëngjiten edhe familjarët e të burgosurve.

Protesta organizohet nga disa organizata joqeveritare shqiptare të cilët apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtet e ngjarjes së Kumanovës dhe hetim ndërkombëtar.

Nga MPB thonë që protesta është paraqitur dhe se do të ndërmerren masa sigurie.

Përndryshe, protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup ka pasur në Pejë dhe Gjilan dhe Prishtinë, në shenje revolte është djegur flamuri i Maqedonisë. Ndaj djegies së flamurit reaguan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, duke thënë se “MPJ shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat