Vrasësi i futbollistit në Shkup ka qenë i lëshuar nga burgu për fundjavë të lirë

Shkupi

Vrasësi i futbollistit në Shkup ka qenë i lëshuar nga burgu për fundjavë të lirë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 09:35
Foto ilustruese

Vrasësi i futbollistit Martin Janushev ka qenë në vuajtje të dënimit me burg, ndërsa në kohën e vrasjes ka qenë i lëshuar për fundjavë të lirë, shkruan ‘Makfaks’ nga burime të hetimit.

Bëhet fjalë për mashkull 25 vjeçar, i cili ka qenë në vuajtje të dënimit me burg prej 6 vitesh për tregti me lëndë narkotike.

Policia është në kërkim të vrasësit, ndërsa motivet e vrasjes nuk dihen.

28 vjeçari Martin Janushev ka qenë biri i një nëpunësi policor dhe vëllai i një të anëtari të njësitit ‘Alfa’. Ai është qëlluar të premten, rreth orës 18 para hyrjes së banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit. Disa nga dëshmitarët shpjeguan se drejt tij është qëlluar 4-5 herë në pjesën e kokës dhe qafës.

Klubi i fundit ku luajti Janushev ishte “Llokomotiva”, ndërsa më parë karrierën e tij e ka zhvilluar në klubet “Maxhari Solidarnost” dhe ” 11 Tetori”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat